Vendosni fjalën kyçe....

Putin sfidon Trump-in në Paris: Jemi për një ushtri europiane, të mos mbështetemi nga Uashington (VIDEO)


“Dëshira e Evropës për të krijuar ushtrinë e vet dhe për të mos u mbështetur në Uashington për mbrojtje nuk është vetëm e kuptueshme, por do të ishte “pozitive” për botën shumëpolare”, tha Vladimir Putin së fundmi.
“Evropa është … një bashkim i fuqishëm ekonomik dhe është e natyrshme që ata duan të jenë të pavarur dhe … sovranë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi Putin për RT nga Parisi.  Ai gjithashtu përshkroi krijimin potencial të një ushtrie evropiane “një proces pozitiv”, duke shtuar se do të “forcojë botën multipolare.

Udhëheqësi rus madje shprehu mbështetjen e tij ndaj presidentit francez Emmanuel Marçon për deklarat e këtij të fundit në lidhje me krijimin e një ushtrie europiane.

Macron kohët e fundit ringjalli planet ambicioze të krijimit të një force të kombinuar ushtarake të BE duke thënë se është thelbësore për sigurinë e Evropës. Ai tha gjithashtu se BE duhet të bëhet e pavarur nga aleati i saj kryesor në anën tjetër të Atlantikut. Kjo solli një reagim të menjëhershëm nga Uashingtoni.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e quajti gjithë këtë shumë ofenduese.  Udhëheqësit amerikanë dhe francezë më pas u përpoqën të zbusin dallimet, pasi ata ranë dakord mbi nevojën për një “Europë më të fortë”. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *