Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i liderëve botërorë, mesazhet që u përcollën nga Parisi


Në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron në ceremoninë e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të hedhin poshtë deklaratat nacionaliste dhe nacionalizmat.  Duke folur para liderëve botërorë,  ku në të ishin edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin, Macron e  përshkroi nacionalizmin si një “tradhti të patriotizmit”.

“Patriotizmi është e kundërta e saktë e nacionalizmit. Nacionalizmi është një tradhti e patriotizmit. Duke i vënë interesat tona të para,  fshijmë atë që një komb ka më të dashur, atë që e jep jetën, atë që e bën të madhe dhe thelbësore: vlerat morale të tij. Unë e di se ka demonë të vjetër që po kthehen në sipërfaqe, janë gati të bëjnë kaos dhe vdekje”, tha ai.

Presidenti i Francës gjatë deklaratës së tij përcolli mesazhin që kombet duhet të gjejnë mënyra të reja për të ndërtuar paqen së bashku përballë populizmit të rrezikshëm, në rritje dhe nacionalizmit “egoist”. “Historia nganjëherë kërcënon të marrë përsëri rrugën e saj tragjike dhe të bëjë kompromis shpresën tonë për paqe. Le të premtojmë se do t’i japim përparësi paqen mbi gjithçka “. Ai tha më tej se gjurmët e Luftës së Parë Botërore nuk ishin shuar kurrë nga Evropa dhe as nga Lindja e Mesme dhe u bëri thirrje vendeve të qëndrojnë së bashku në “vullnetin e mirë” kundër ndryshimit të klimës, varfërisë dhe pabarazisë. “Le të ndërtojmë shpresat tona në vend që të luajnë frikën tonë kundër njëri-tjetrit”, tha Macron. 

Ideja e Putinit për një ushtri europiane

“Dëshira e Evropës për të krijuar ushtrinë e vet dhe për të mos u mbështetur në Uashington për mbrojtje nuk është vetëm e kuptueshme, por do të ishte “pozitive” për botën shumëpolare”, tha Vladimir Putin.  “Evropa është … një bashkim i fuqishëm ekonomik dhe është e natyrshme që ata duan të jenë të pavarur dhe … sovranë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi Putin për RT nga Parisi.  Ai gjithashtu përshkroi krijimin potencial të një ushtrie evropiane “një proces pozitiv”, duke shtuar se do të “forcojë botën multipolare”.

Macron kohët e fundit ringjalli planet ambicioze të krijimit të një force të kombinuar ushtarake të BE duke thënë se është thelbësore për sigurinë e Evropës. Ai tha gjithashtu se BE duhet të bëhet e pavarur nga aleati i saj kryesor në anën tjetër të Atlantikut. Kjo solli një reagim të menjëhershëm nga Uashingtoni. Presidenti i SHBA, Donald Trump e quajti gjithë këtë shumë ofenduese.  

Reagimi i Trump-it gjatë deklaratës së Macron-it për nacionalizmin

Gjatë fjalimir të Macronit për çështjen e nacionalizmin,  presidenti amerikan, Donald Trump tregoi nëpërmjet mimikës së tij se nuk ndan të njëjtën mendim me Macron. Duhet të themi se Trump nuk e kursen deklaratën,  “Amerika është e para”, e cila është cilësuar si një deklaratë nacionaliste./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *