Templates by BIGtheme NET

Fotoja që ngjalli debat në Paris, pozicionet e Vuçiçit dhe Thaçit

“Jo nacionalizëm”, “Krijimi i një ushtrie europiane”, këto ishin disa nga mesazhet që u përcollën nga Parisi, atje ku u zhvillua ceremonia për 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore.  Por pas kësaj cereminie pati edhe pakënaqësi. 

Vendi ku Aleksandër Vuçiç qëndroi i ulur gjatë cereminë në Paris ka ngjallur shumë debat. Duhet të themi se Hashim Thaçi ishte i ulur afër liderëve më të mëdhenj në botë në ketë ceremoni, ndërsa Vuçiç në një rresht për ballë tyre, shumë larg Macron-it, Trump-t dhe Putin-it. 

Pakënaqësinë e ka shprehur hapur edhe vetë Vuçiç i cili është shprehur: “Mund të imagjinoni se si jam ndjerë. Nuk mund të besoja çfarë po shoh para meje, duke ditur sakrificën që populli serb ka bërë në Luftën e Parë Botërore”.

Reagimi i ambasadorit francez në Beograd

Për këtë ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç-it. 

“Ne jemi shumë të afërt me Serbinë. Serbia ka humbur pothuajse 3% të popullsisë në Luftën e Parë Botërore. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Paris. Unë mendoj se ishte një gabim për të ardhur keq dhe shpresoj që presidenti Vuçiç dhe populli i Serbisë e pranon faljen time. 

Thaçi ishte ndoshta në qendër të kamerave, Serbia kishte një rëndësi të madhe në Luftën e Dytë Botërore dhe Franca i caktoi një rëndësi të madhe asaj, po binte shi në Paris dhe në Beograd ishte një ceremoni e mrekullueshme dhe dua të falënderoj Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç në çdo rast ne duam të shënojmë një miqësi të fortë me Serbinë dhe presidenti ynë Macron do të vizitojë në fillim të dhjetorit dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse asnjë president francez nuk e ka vizituar Serbinë në 17 vjet”, tha Mondoloni.

Mondoloni vazhdoi duke thënë se imazhet e Parisit “tronditën zyrtarët dhe popullin serb”,  por se ishte “e rëndësishme që nuk kishte mirëpritje protokollare për Kosovën më të rëndësishme se sa për Serbinë”./Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto