Vendosni fjalën kyçe....

Arratisja e ish-kryeministrit Gruevski, ministri Spasovski fajëson gjykatën


Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovki, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pasi nuk ndihet përgjegjës për arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski.

Sipas tij, policia vepron vetëm mbi bazën e urdhrave të gjykatës dhe përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit duhet ta kërkojnë te gjykata.

“Paramendoni ka paraburgim për vjedhje të rëndë, kurse për vepra të renda penale nuk ka paraburgim. Policia punon në bazë të urdhërave të gjykatës. Ekzistojnë masa për siguri kurse ato i siguron gjykata”, tha Spasovski në pres konferencë për media.

Spasovski njofton se kërkimet do të vazhdojnë, dhe nëse gjykata do të jape leje, policia do hyjë në çdo objekt për ta kërkuar.

Ai tha se Ministria që drejton ka marrë informacione të cilat do ta ndihmojnë kërkimin, por që nuk do ndahen me publikun, shkruan Portalb.mk.

“E kemi kërkuar Gruevskin në shtëpinë e tij, i kontrollojmë veturat. Po presim që të marrim urdhër që të hyjmë në çdo objekt. Në bazë të informacioneve që i kemi marrë, sigurisht do të veprojmë.”, shtoi Spasovski.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *