Templates by BIGtheme NET

“Jam kërcënuar me jetë” – Gruevski kërkon azil politik në Hungari

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, është arratisur nga vendi ku kërkohet nga policia pasi është dënuar nga gjykata me 2 vjet burg dhe ka kërkuar azil politik në Hungari.

Njoftimi është bërë nga vetë Gruevski nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

“Gjatë këtyre ditëve jam kërcënuar me jetë. Jam në Budapest ku kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Jam përherë besnik i çështjes maqedonase dhe nuk do dorëzohem kurrë”, shkruan ai në statusin e tij.

Ish-shefi i qeverisë maqedonase kërkohet nga policia, pasi gjykata e ka dënuar me 2 vite burg për korrupsion në kohën kur ishte në detyrë.

Ai akuzohet për korrupsion në rastin e blerjes së një makine “Mercedes-Benz”, e cila është blerë shumë më shtrenjtë nga sa është vlera e saj e vërtetë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për ish-kryeministrin dhe ish-shefin e partisë VMRO-DPMNE, që ka qeverisur vendin ballkanik para ardhjes në pushtet të Zoran Zaev-it që drejton LSDM-në.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto