Templates by BIGtheme NET

“Arrestohet gjatë natës djali i sëmurë i pronarit të lokalit që vizitoi Basha”

Deputetët e Partisë Demokratike janë nisur drejt Komisariatit Nr.6, ku sipas tyre po mbahet djali i sëmurë i pronarit të lokalit që vizitoi Lulzim Basha, rreth 5 ditë më parë.

“Deputetë të PD po shkojnë në Komisariatin Nr. 6 pas arrestimit natën dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore të djalit të familjes që zotëron lokalin ku Kryetari Basha takoi përfaqësinë e protestuesve disa ditë më parë.”, thuhet në njoftimin e shpërdarë në media, nga PD.

Më 9 nëntor, kreu i Partisë Demokratike, Basha, zhvilloi një tkaim me banorët e Astirit, ndaj të cilëve shprehu mbështetjen e tij.

Basha ka deklaruar se ajo që kishte dëgjuar në takimin me banorët e Unazës së Re të cilëve u prishen shtëpisë kishte qenë tronditëse, ndërsa u bëri thirrje banorëve që të vijojnë protestën në mbrojtje të pronave të tyre.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto