Vendosni fjalën kyçe....

Gazeta franceze: PSG mund të përjashtohet nga Champions League


Gazeta franceze “L’Equipe” paralajmëron se do të ketë zhvillime të reja, që mund të sjellin përjashtimin nga Champions League të PSG-së.

Kjo, për shkak të kontratave të sponsorizimit, të nënshkruara me institucione të ndryshme në Katar.

Skuadra, që akuzohet se shkel me të dyja këmbët rregullin e “Fair Play”-t financiar, mori vendimin për të reduktuar 37% të kontratave me shtetin e pasur.

Por, dështimi për t’iu përmbajtur limiteve të caktuara do ta çojë drejt largimit nga Champions, sezonin që vjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *