Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon ministrin e Jashtëm francez në Marsejë, për çfarë biseduan


Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, me të cilin ka diskutuar për një çështje të rëndësishme.

Kreu i Shtetit shkruan se ka biseduar për bashkëpunimin në rajonin e Mesdheut me Le Drian, por thekson se Shqipëria mbështetet tek Franca për hapjen e negociatave me BE.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me Ministrin e jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Presim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.”, shkruan Presidenti Meta.

Presidenti Meta ndodhet prej disa ditësh në Francë, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore ku me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron,  janë mbledhur lidera nga e gjithë bota.

Përpos Macron, Meta takoi edhe kryeministren e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, atë të Malit të Zi, Milo Dukanoviç, të Izraelit Benjamin Netanyahu, tenorin shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgun si edhe ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare Edvin Murati.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet