Vendosni fjalën kyçe....

A u arratis Gruevski nëpërmjet Tiranës? Zbulohet versioni tjetër


Ish-kryeministri maqedonas, Gruevski, ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku e kanë pranuar në ambasadën e Hungarisë.

Mëngjesin tjetër ai mbërriti me avion nga Tirana në Budapest.

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë, është në Budapest, ku ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Ai ka mundur të arratiset dhe përkohësisht të shmangë dënimin prej 2 vitesh burg në Maqedoni, për shkak të korrupsionit lidhur me blerjen e një makine “Mercedez‑Benz”.

Pasi ka marrë informacione nga bashkëpunëtorët e tij në autoritetet maqedonase se policia po bëhej gati që ta arrestonte, Gruevski, kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe mbërriti në kryeqytetin shqiptar, nga ku të nesërmen u nis drejt Budapestit.

Ekuipazhi i avionit nuk kishte asnjë ide se kush ishte pasagjeri me kapelë në kokë dhe syze dielli, të cilën ai as nuk e hoqi as brenda avionit.

Në momentin e hyrjes në fuqi të urdhër-arrestit të Maqedonisë, rreth orës 10:00 të mëngjesit, Nikola Gruevski kishte mbërritur tashmë në Budapest, nga ku u dërgoi një mesazh “të ngrohtë” autoriteteve në Shkup se pavarësisht se u kishte ikur nbga duart, e pëlqente Maqedoninë dhe se ai do ishte gjithmonë me të.

Autoritetet në Shkup reaguan me arrestimin e menjëhershëm të bashkëpunëtorëve të Nikola Gruevskit, për shkak se dyshohej se mund të arratiseshin njësoj si Gruevski. Tani që “zogu iku nga duart”, autoritetet po hetojnë se kush e ndihmoi Gruevskin të ikte nga Shkupi.

Gruevski ishte nën mbikëqyrje të rreptë policore për 24 orë. Por pavarësisht kësaj ia doli që me dokumente false dhe nuk u dallua nga autoritetet e dy vendeve, për më tepër pa dokumente pasi pasaporta i është bllokuar nga autoritetet.

Ekziston edhe një variant tjetër i arratisjes së Gruevski, i veshur si grua.

Kryeministri maqedonas, Zaev, ka deklaruar se Gruevski është larguar si burracak por shumë shpejt do ekstradohet dhe do vuajë dënimin në vendin e tij.

“Ju siguroj se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona nuk varen nga asnjë marrëdhënie miqësore personale dhe Hungaria do e ekstradojë Nikola Gruevskin në ditët në vijim për të vuajtur dënimin.

Hungaria është pjesë e BE-së dhe është e papranueshme që shteti anëtar i BE-së nuk respekton sundimin e ligjit, për ne kjo vlerë evropiane është e shenjtë,” tha Zaev në një konferencë, duke e quajtur Gruevskin” një frikacak që vazhdonte të thoshte se ishte gati të merrte përgjegjësinë dhe të shkonte në burg, por u largua jashtë vendit.

Ndërkohë partitë opozitare kanë kërkuar ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni, ku ka kryer një vepër penale dhe duhet të vuajë dënimin sipas ligjit. Ata thontë se Maqedonia është vend i sigurt dhe se Gruevskin nuk e kërcënon askush. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Politika.rs dhe Sputnik


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *