Templates by BIGtheme NET

Gruevski kaloi përmes Shqipërisë për të shkuar në Hungari

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski për në Hungari ka kaluar përmes Shqipërisë. Mësohet se Gruevski ka kaluar kufirin përmes Shqipërisë me kartë identiteti nga pika doganore e Hanit të Hotit. Ditën e dielë, më datë 11 Nëntor ai ka dalë nga territori i Shqipërisë.

Duhet të themi se urdhër-kërkmi nga shteti maqedonas për Gruevskin ka dalë në datë 13 Nëntor. Ish-kryeministri  ka qenë në makinën e ambasadës hungareze teksa ka kaluar kufirin. Mësohet se ka udhëtuar nga Hani i Hotit për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës hungareze, me targa CD1013A. Ish kryeministri maqedonas ka kaluar në orën 11:00 në pikën doganore për në drejtim të Malit të Zi.

Në makinë bashkë me të ndodheshin shoferi i ambasadës hungareze në Tiranës si edhe një punënonjës i saj. Makina është kthyer në Shqipëri rreth 45 minuta më vonë, por pa Gruevskin.

Nga cila pikë doganore ka hyrë në vendin tonë?

Ende nuk dihet se nga cila pikë doganore ka hyrë në vendon tonë.  Policia nuk ka thënë asnjë fjalë për mënyrën sesi hyri në Shqipëri Gruevski, jep vetëm datën e daljes.

“Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.”, thuhet nga Policia./Hashtag.al 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto