Hollanda ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kampiones së botës, Francës me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Franca kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj Holandës në Grupin 1 të Ligës A, mirëpo sonte skuadra e Ronald Koeman e mposhti sonte në shtëpi.
Në këtë ndeshje u shënuan dy gola, atë e shënoi mesfushori i Liverpoolit Georginio Wijnaldum në pjesën e parë dhe në fund të pjesës së dytë Memphis Depay nga pika e bardhë.
Kjo është humbja e parë e Francës pas 16 ndeshjeve.
Me këtë fitore Hollanda është e pozicionuar në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Franca në vendin e parë.
Hollanda ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Gjermanisë.