Templates by BIGtheme NET

Djali i Hysajt habitet me festën “e çmendur” të kombëtares pas fitores ndaj Uellsit

Pas fitores ndaj kombëtares së Uellsit në miqësoren e djeshme, që erdhi pas disa rezultateve negative radhazi, lojtarët e kombëtares shqiptare festuan si të çmendur në dhomat e zhveshjes.

Ata e kanë publikuar foton e festës në faqet e tyre në rrjetet sociale. Në foto duken të gjithë tejet të gëzuar dhe që brohorasin për suksesin ndërsa të bie në sy një element i veçantë.

Një fëmijë i mitur, që qëndron mbi supet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, sipas të gjitha gjasave djali i tij, i sheh i habitur.

Fitorja e djeshme ishte tejet e rëndësishme për moralin e ekipit por edhe për pozitat e trajnerit italian të kombëtares, Panuçi, i cili është sulmuar gjerësisht nga mediat, por edhe analistët sportivë duke i kërkuar të largohet nga drejtimi i ekipit.

Pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Shqipëria mbeti në vendin e fundit duke zbritur një ligë më poshtë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto