9 marrëveshje janë miratuar sot në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që po mbahet në Pejë.
Marrëveshjet kanë qenë kryesisht në rrafshin ekonomik, shëndëtesi e telekomunikacion.
Pas kësaj dy kryeministrat, Rama e Haradinaj dhanë një konferencë për shtyp.
Marrëveshjet që u nënshkruara
- Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming.
- Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.
- Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë.
- Nënshkrimi i protokollit mes Ministrive të Bujqësisë për njohjen dypalëshe dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare që shoqërojnë kafshët e gjalla dhe produktet me origjine shtazore.
- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë.
- Themelimi i Dhomës Ekonomike bilaterale Shqipëri – Kosovë.
- Marrëveshje për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve.
- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.