Templates by BIGtheme NET

9 marrëveshjet që u nënshkruan mes Shqipërisë e Kosovës në mbledhjen e sotme

9 marrëveshje janë miratuar sot në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që po mbahet në Pejë.

Marrëveshjet kanë qenë kryesisht në rrafshin ekonomik, shëndëtesi e telekomunikacion.

Pas kësaj dy kryeministrat, Rama e Haradinaj dhanë një konferencë për shtyp.

Marrëveshjet që u nënshkruara

  1. Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming.
  2. Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.
  3. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare.
  4. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë.
  5. Nënshkrimi i protokollit mes Ministrive të Bujqësisë për njohjen dypalëshe dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare që shoqërojnë kafshët e gjalla dhe produktet me origjine shtazore.
  6. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë.
  7. Themelimi i Dhomës Ekonomike bilaterale Shqipëri – Kosovë.
  8. Marrëveshje për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve.
  9. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*