Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri ushtarak rrëzohet mbi banesa në Stamboll, humbin jetën 4 persona


Katër persona humbën jetën ndërsa një i pestë u plagos, pasi një helikopter ushtarak turk u rrëzua në një zonë banimi në rrethinat e Stambollit, njoftoi media lokale.

Helikopteri u rrëzuan teksa fluturonte mbi “Sancaktepe”, një lagje në lindje të Stambollit, sipas mediave lokale. Katër persona që ishin në bord u vranë në rrëzimin vdekjeprurës dhe njëri u plagos rëndë, njoftoi media lokale “NTV”.

Helikopteri i rrëzuar është i tipit “UH-1”, një lloj helikopteri amerikan i ndërtuar nga shërbimet që ka qenë në shërbim qysh në Luftën e Vietnamit.

Helikopteri thuhet se po kthehej nga një fluturim trajnimi rutinë dhe u rrëzua gjatë uljes në një bazë ushtarake aty pranë.

“NTV” citoi kryetarin e “Sancaktepe”-s, i cili tha se “UH-1” goditi çatinë e një ndërtese para se të godiste tokën.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar, si dhe brigadat zjarrfikëse dhe ambulanca të shumta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *