Vendosni fjalën kyçe....

Rama merr në mbrojtje Thaçin: Kush i thotë tradhëtar, është gomar


Kryeministri Rama i ka quajtur gomerë ata që akuzojnë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për tradhëti, pas qëndrimit të këtij të fundit për “korrigjimin” e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Rama tha se asgjë nuk duhej përjashtuar ndërsa shtoi se Thaçi nuk ishte tradhëtar.

“Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm: Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë.

Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar.

Kaq di të them unë, të tjerat janë debate për një vizion strategjik për të ardhmen, çështja është që të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, me mentalitet, që shqiponjë të jetë një dhe vendet të jenë një në çdo drejtim dhe aspekt.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *