Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç nervozohet me mbledhjen Kosovë-Shqipëri: Kulmi i hipokrizisë!


Presidenti i Serbisë duket se është revoltuar kundër mbledhjes së përbashkët mes qeverisë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas lajmit që duket se ka bërë jehonë edhe në mediet serbe, Vuçiç ka reaguar duke thënë se kjo është një hipokrizi.

 “Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, shprehet Vuçiç, i cili thotë se Kosova nga një anë ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, por në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike.

Ky reagim i Vuçiçit, vjen pasi u mësua se Edi Rama, e përkrahu vendimin e Kosovës për të vënë taksa 100% mbi mallrat serbe.

Rama bëri një foto me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, krahas të cilës vendoste mbishkrimin “100%”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *