Vendosni fjalën kyçe....

“What the fuck do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian” – Kryeministri tregon bisedën me ministrin kosovar


Gjatë fjalës së tij në mbedhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tregoi një episod nga takimi i mbrëmshëm me ministrin e Kosovës për Punën dhe Mirëqenien Sociale.

Sipas Ramës, ngjarja e ndodhur në kryeqytetin serb, dhe kërkesa ndaj ministrit kishte qenë krejtësisht e papranueshme, duke përdorur për të, shprehjen: “What the fuck!”.

“Po projekti i dështuar për marrëveshjen e energjisë dhe ndërprerja e linjës 400 kilowolt mes Shqipërisë dhe Kosovës për këtë shkak dëshmon se ndërlidhja rajonale është peng i një filozofie dhe strategjie të tërë bllokuese regresive.

Po roamingu dhe lënia e Kosovës jashtë saj. E pra ja sesi në këtë kontekst kaq të posaçëm goditjesh të vazhdueshme pas shpine të Kosovës nga ana e fqinjit të madh, merr edhe shpjegimin tarifa 100 përqind për produktet serbe.

Është vendim irracional në kushte normale, por krejt normal në kushte irracionaliteti. Kush e sheh taksën 100 përqind si vendim ekonomik gabon. Tarifa 100 përqind është reagim politik. Reagim ndaj sjelljes suprematiste të Serbisë ndaj Kosovës.

Ministri i Punës dhe i Mirqëqenies Sociale të qeverisë së Kosovës më tregonte mbrëmë sesi në Beograd, deri në 2 të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqtë fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen, në një mbledhje të përbashkët ku edhe Kosova do ishte e pranishme me vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e pajtimit dhe të bashkëpunimit rajonal. “What the fuck”, do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *