Templates by BIGtheme NET

Serbia ultimatum CEFTA-s për largimin e tarifës 100% nga Kosova

Vazhdojnë kërcënimet e Serbisë për largimin e taksës së 100 për qindëshit të vendosur nga Kosova për produktet serbe. Bërnabiq i dha ultimatum CEFTA-s për 100 për qindëshin duke vendosur një afat prej 90 ditë.

Nëse nuk fillon një konsultim i përbashkët ose problemi nuk zgjidhet brenda 90 ditëve të ardhshme, Serbia do të fillojë procedurat në Gjykatë të Arbitrazhit.

Kështu tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Ajo njoftoi qytetarët serb, në emër të qeverisë, në përputhje me marrëveshjen CEFTA, ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretariatit dhe Institucionit për konsultime të drejtpërdrejta brenda komitetit të përbashkët, përcjell lajmi.net.

“Ata kanë një afat prej 90 ditësh nga dita e marrjes së kërkesës për zgjidhjen e problemit që Kosova ka bërë me siç e konsideron ajo shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së CEFTA-s”, u tha Bërnabiq gazetarëve.

Ajo njoftoi se nëse nuk është iniciuar konsultim i përbashkët ose çështja nuk zgjidhet brenda 90 ditëve, afati i paraparë me ligjin e CEFTA-s, sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të fillojë procedurat në Gjykatën e Arbitrazhit.

Më 21 nëntor Qeveria e Kosovës, vendosi masën nga 10 në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*