Templates by BIGtheme NET

Tarifa 100%, Ministri i Tregtisë: Ekonomia serbe është dëmtuar me 50 milionë euro

Ekonomia e Serbisë mund të jetë e dëmtuar për 50 milionë euro për shkak të shtimit të tarifës së Kosovës në 100 për qind në prodhimet nga Serbia e Bosnjë-Hercegovinë, ka thënë Rasim Ljajiç, ministër për tregti, turizëm e telekomunikacion i Serbisë, transmeton GazetaMetro.

Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se me aplikimin e taksës prej 100 për qind për importet nga Serbia “defakto është ndërprerë plotësisht” dhe kjo më së shumti do t’i godasë ndërmarrjet e vogla e të mesme’.

Sipas tij, ministria të cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në tarifën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto