Vendosni fjalën kyçe....

Pas grupeve, dalin edhe datat e ndeshjeve për eliminatoret “Euro 2020”


Pas grupeve, kanë dalë edhe datat e ndeshjeve eliminatore, në grupet me 5 apo 6 skuadra. Të gjitha ndeshjet do të luhen brenda vitit të ardhshëm, duke bërë që fundi i tij të nxjerrë emrat e dy skuadrave më të mira në grupe që kalojnë në fazën tjetër.

Sikurse u përcaktua nga shorti, Shqipëria do të përballet me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorën.

Kosova nga ana tjetër, do të ketë si kundërshtar Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë ose Malin e Zi.

DATAT

Ndeshja 1 21–23.03.2019
Ndeshja 2 24–26.03.2019
Ndeshja 3 7–8.06.2019
Ndeshja 4 10–11.06.2019
Ndeshja 5 5–7.09.2019
Ndeshja 6 8–10.09.2019
Ndeshja 7 10–12.10.2019
Ndeshja 8 13–15.10.2019
Ndeshja 9 14–16.11.2019
Ndeshja 10 17–19.11.2019

Nga Liga e Kombeve:

Gjysmëfinale play-off 26–28.03.2020
Finale 29–31.03.2020

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *