Templates by BIGtheme NET

Roben e mbyll me Bajernin e Mynihut: “Kam kaluar 10 vjet të arta, koha t’i jap fund”

Holandezi Arjen Roben pritet të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit. Lajmin e njoftoi më herët presidenti Uli Hënes gjatë një mbledhjeje me grupet e tifozëve.

Hënes tha se sipas të gjitha gjasave për Robenin dhe Riberinë ky mund të ishte sezoni i fundit në Mynih. Por tashmë kjo gjë është pohuar edhe nga vetë holandezi. 34-vjeçari ka thënë për mediat se pas 10 vitesh të arta me klubin bavaerez, ka ardhur koha t’i japë fund aventurës.

Roben ka ardhur në Mynih në verën e vitit 2009 për 25 milionë euro nga madrilenët e Realit. Më herët Roben kishte luajtur për Çelsin. Roben ka luajtur me Bajernin e Mynih 305 ndeshje duke shënuar 143 gola dhe duke dhënë asist për 101 të tjerë.

Me klubin bavarez holandezi ka fituar një Ligë Kampionësh,  një Superkupë Evrope, 7 tituj kampionë dhe 4 kupa Gjermanie. Në karrierën e tij Roben ka luajtur edhe me PSV Eindhovenin dhe Groningenin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto