Vendosni fjalën kyçe....

“Jelekët e Verdhë” sërish në rrugë: “Nuk ngopemi me thërrime”


Moratoriumi gjashtë-mujor i qeverisë franceze mbi rritjen e taksave të karburantit nuk ishte ajo që donin “Jelekët e Verdhë”, tha kreu i protestës.

Njerëzit duan “bukën” e plotë dhe jo thërrimet, dhe do të dalin përsëri në rrugë të shtunën, tha ai.

“Ne nuk duam një pezullim, ne duam që rritja e mëhershme e taksës mbi karburantet të anullohet menjëherë”, tha për “BFM TV”, Benjamin Cauchy, organizatori i lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”.

Duke njoftuar moratoriumin gjysmëvjeçar, qeveria është “duke u përpjekur t’u marrë mendjen njerëzve”, në një përpjekje për të fituar kohën, shtoi ai.

Në një intervistë tjetër me “La Depeche”, Cauchy u pyet nëse protestat e dhunshme, të cilat panë më shumë se 260 njerëz të plagosur dhe shkaktuan disa vdekje në të gjithë Francën gjatë fundjavës, do të vazhdojnë. “Jelekët e Verdhë dëshirojnë të protestojnë sërish të shtunën” – u përgjigj ai.

Megjithatë, ai tha se lëvizja duhet të bëhet “paqësoree dhe jo e dhunshme”, siç ka ndodhur deri tani.

Më herët të martën, kryeministri francez Edouard Philippe tha se rritjet e planifikuara në taksat e benzinës dhe naftës si dhe rritjet e tarifave të gazit dhe energjisë elektrike do të pezullohen për gjashtë muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *