Mijëra studentë të fakluteteve të Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të Shkencave të natyrës po zhvillojnë një protestë masive.
Një pjesë e tyre kanë marshuar para Kryeministrisë dhe më pas janë bashkuar me pjesën tjetër të studentëve që po protestonin para Ministrisë së Arsimit.
Studentët kërkojnë:
- Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.
- Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore.
- Pagesën me këste të tarifës.
Studentët thërrasin kërkojnë gjithashtu edhe uljen e tarifave të studimit dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.
Ata kanë hedhur poshtë kërkesën për të negociiuar me ministren e Arsimit, brenda mjediseve të Ministrisë së Arsimit.
“Kërkesat janë të panegociueshme. Ministrja të na japë përgjigje brenda ditës së sotme, brenda orarit të punës. Pagesa e tarifës studentore të bëhet me këste. Arsim publik falas. Nuk bëjmë negociata me ministren arrogante dhe injorante. Në 21 maj është marrë një vendim i turpshëm për tarifat. I duam studimet si gjithë Evropa. Ne nuk ikim.” – thërrasin studentët jashtë mjesideve të Ministrisë.
Kjo është dita e dytë radhazi që studentët protestojnë. Ditën e djeshme ata u mblodhën në oborrin e fakultetit të Arkitekturës dhe shpalosën kërkesat e tyre ndaj ministres Nikolla dhe kryeministrit Rama.
/Hashtag.al