Ministrja e Arsimit, Nikolla, ka deklaruar se qeveria do e shfuqizojë nenin 4 të VKM-së, që është një nga 4 pikat e kërkuara prej studentëve që janë në ditën e dytë të protestës.
Më tej Nikolla premtoi përmirësim të kushteve të jetës në konvikte, ndërsa nuk e prano praninë e studentëve në bordet e administrimit, pasi sipas saj kjo praktikë nuk ekzsiston në asnjë universitet ndërkombëtar.
Por ajo tha se ato do të jenë të hapura për studentët. Ndërsa tha se qeveria nuk bën ulje e ngritje tarifash studimi por u kërkoi rektorëve dhe dekanëve që të bisedojnë me studentët për të arritur një zgjigje në një debat shterrues sesi mund të realizohet kjo gjë.
“Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur, rektorë e dekane, nën monitorimin nga Ministria e Arsimit që ju të shterroni me studentët një debat për mundësitë e realizimit.” – tha ndër të tjera Nikolla gjatë bashkëbisedimit me rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend.