Templates by BIGtheme NET

“Qeveria jep 35 milionë euro për arsimin, kurse për 2 km rrugë 40 milionë euro”

Një nga studentët protestues që ndodhet para Ministrisë së Arsimit ka thënë se qeveria nuk e ka aspak përparësi arsimin e të rinjve dhe solli si shembull buxhetin e dhënë prej qeverisë për arsimin, 35 milionë euro ndërsa për një rrugë 2 kilometra jep 40 milionë euro duke iu referuar segmentit te Unaza e Re.

“Qeveria ka dhënë 35 milionë euro për arsimin e të rinjve në vend, ndërsa jep 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë. E shikoni se me çfarë kemi të bëjmë. Ne nuk tërhiqemi. Kryeministri na tha ngelës, por po i them atij se nuk ka aspak të drejtë që në ta quajë kështu për shumë arsye.” – tha studenti.

Më tej ai i bëri thirrje ministres Nikolla që të mos provokojë pasi studentët mund të kërkojnë dorëheqjen e saj.

“ I themi Nikollës të mos hedhë shashka dhe të mos provokojë, sepse 4 pikave mund t’i shtojmë edhe një tjetër që është dorëheqja e saj dhe ajo e di sesi të rinjtë arrijnë t’i largojnë qeveritarët e korruptuar.” – mbylli studenti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto