Vendosni fjalën kyçe....

Rama zmbrapset para studentëve, ‘me vrap’ shfuqizon VKM-në për provimet e mbartura


Protesta e studentëve ka bërë që qeveria të tërhiqet, duke shfuqizuar që sot VKM për provimet e mbartura.  Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar pikën 4 të VKM-së që parashikonte tarifa shtesë për provimet e mbartura.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:  Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).

Deklarata e Nikollës:

“Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur, rektorë e dekane, nën monitorimin nga Ministria e Arsimit që ju të shterroni me studentët një debat për mundësitë e realizimit.” , u shpreh Nikolla. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *