Studentë janë të vendosur për kërkesat e tyre. Nuk do të ndalen së protestuari deri kërkesat e tyre të kenë zgjidhje.
Së fundmi studentët e Fakultetit të Infermierisë kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama. Ata deklarojnë se kanë një Dekane me 6.2 mesataren e diplomës dhe kërkojnë që të bëhen publike diplomat dhe doktoraturat e dekanëve dhe rektorëve të tyre.
Mijëra studentë të fakluteteve të Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit të Shkencave, të Bujqësorit kanë zhvilluar një protestë masive.
Një pjesë e tyre marshuan para Kryeministrisë dhe më pas janë bashkuar me pjesën tjetër të studentëve që po protestonin para Ministrisë së Arsimit.
Studentët kërkojnë:
- Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.
- Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore.
- Pagesën me këste të tarifës.