Vendosni fjalën kyçe....

Një kontribut për kërkesat e studentëve


Nga Ledian Droboniku

Një kontribut për përmirësimin e tyre:

  1. Metodologjikisht kërkesat duhet të jenë të matshme që kasta të mos i shmanget e mashtrojë. Beteja nuk bëhet vetëm në “mbrojtje” por edhe “në sulm”. Kërkesat duhet të synojnë raportet e pushtetit, duke forcuar pushtetin e studentëve.
  2. Kështu në lidhje me kushtet ekonomike, duhen përcaktuar kritere qarta si psh:
  3. a) tarifat vjetore të studimit jo më shumë sesa rroga mesatare mujore aktuale. Kjo lidh politikat arsimore me ato të punësimit.
  4. b) dyfishim i buxhetit për arsimin publik, ndarë në kontribute direkte (bursa) për studentët e gjysma shpenzime operative.
  5. c) proçesi bursave unik kombëtar online ku dihet se sa është shuma, kriteret e kush i përfitoi. Sot është kaos e errësirë abuzive.
  6. Në lidhje me abuzimet, cilësine e rektorëve, dekanëve, docentëve deri tek sekretaritë. Kjo betejë fitohet duke ndryshuar raportin e pushteteve, sepse sot oligarkik korporative mes titullarëve:
  7. a) Zgjedhjen/Shkarkimi e rektorëve/dekanëve DIREKT e VETËM nga studentët. Deri sa të ketë organe të ndërmjetme përfaqësimi me 10 apo 50%, manipulimi nuk ndalet. Rektorë/dekanë janë administratorë e si të tillē kontrollohen demokratikisht.

Kurse përzgjedhja e pedagogëve me konkurs publik e online kontributet. E rëndësishme prishja e raporteve korporative pedagog-dekan-pesagog.

  1. b) Vetingu mbi pedagogët nuk bëhet me gjueti shtrigash. Mjafton Leksione on streaming. Shumica e docentëve me mik/hajni/parti nuk dinë të shpjegojnë e do jepnin vetë dorëheqjen. Plus eviton audioret bosh e mungesën e pedagogëve dhe studentëve fantazmë. Kjo eskperiencë maxi trasparence kudo në botē falë dhe teknologjisë.
  2. c) Masa Kontrolli demokratik. Studentët të kenë të drejtën që të shtrojnë me referendum pezullimin e çdo akti adminstrativ marrë nga organet drejtuese. Vetëm kēshtu ASNJË AKT nuk do merret pa shpjeguar mirë studentëve.

Por mbi të gjitha STUDENTËVE IU TAKON të udhëheqin REVOLTËN POPULLORE kundër oligarkisë së tranzicionit, duke fuqizuar PUSHTETIN E POPULLIT, duke zgjeruar demokracinë, çliruar shtetin e ekonominë kombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *