Vendosni fjalën kyçe....

REGJISTRIMI AUDIO / I besuari i Veliajt: Ju rrëfej si e krijova Organizatën Politike


Leart Kola, i njohur si miku më i besuar i Erion Veliajt, krahu i tij i djathtë në “MJAFT”, në Ministrinë e Punës dhe në Bashkinë e Tiranës, ka rrëfyer  gjatë një tryeze ndërkombëtare të zhvilluar me datën 15 Dhjetor 2012, se është ai personalisht njeriu që ka konceptuar dhe themeluar atë që quhet “Organizata Politike”, e që sot drejtohet nga pedagogu Arlind Qori.

Gjatë tryezës ndërkombëtare, Leart Kola ka rrëfyer në vitin 2012 se pasi krijoi një profil publik me “MJAFT”-in, Leart Kola dhe disa kolegë të tij të “MJAFT”-it u investuan në krijimin e një strukture me tre zgjatime.

Leart Kola është shprehur se zgjatimi i parë ishte “Instituti Antonio Gramsci”, i cili do merrej me publikimet e tezave të majta.

Zgjatimi i dytë do të ishte ‘Organizata Politike’ e cila do të ishte e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Zgjatimi i tretë do të ishte ndërtimi i një studioje ligjore, e cila do të merrte projekte për të mbrojtur në seancat gjyqësore shtresat në nevojë.

Shprehet Leart Kola:

“Struktura tjetër e jona është (quajtur) “Organizata Politike”. Kjo është një organizatë që merret me punëtorët kështu që ne jemi të përfshirë në greva të këtyre punëtorëve për katër vjet. Ajo që ne bëjmë është që përpiqemi t’i organizojmë duke shkuar në fabrikat rreth Tiranës dhe në shumicën e qyteteve të Shqipërisë. Ne përpiqemi të bëjnë një ndryshim midis sindikatave tradicionale që janë të marra peng nga shteti.”

Transkriptin e plotë të fjalës së Leart Kolës mund ta lexoni këtu.

Dëgjojeni dhe regjistrimin audio kur Leart Kola pohon se është ai themeluesi i “Organizatës Politike”:

Pasi ka bërë këtë pohim, një vit më pas, Leart Kola shërbeu pranë Veliajt kur ky i fundit drejtoi Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe vijoi të punojë me Veliajn dhe në Bashkinë e Tiranës.

Ky pohim i Leart Kolës, ofron një tjetër version nga sa kemi njohur më parë mbi “Organizatën Politike”, ku del e qartë se njerëzit që e konceptuan dhe e themeluan “Organizatën Politike”, janë pikërisht njerëzit më të besuar të Erion Veliajt që prej kohës së organizatës “MJAFT”. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *