Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri e Qendro s’humbin kohë, hapin garën për “Lotin 1” të Unazës së Madhe


Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e kompanive “DH Albania” & “Biba X”, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për Lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në njoftimin e dhënë nga ARRSH-ja thuhet se kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në garë duhet të dorëzojnë dokumentet deri në datën 14 janar.

Ndërkohë që ka paditur në prokurori bashkimin e kompanive të lartpërmdendura. Dy ditë më parë, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri doli në një konferencë për mediat ku tha se ngjarje të tilla ndodhin gjithandej por dërgimi i çështjes në prokurori tregonte për qëndrimin e mazhorancës.

Po ditën e djeshme, ARRSH-ja dhe OST-ja kallëzuan në prokurori bashkimin e kompanive “DH Albania” & Biba X”, ndërsa kanë nisur procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare.

Për rastin në fjalë kanë nisur hetimet edhe në SHBA, ku janë falsifikuar dokumentet, gjë që u publikua ditë më parë në emision “Të Paekspozuarit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *