“Protesta është shuplakë për qeverinë, por kjo protestë lidhet me ju. Studentët nuk e dinë se nga burojnë tarifat”. Kjo ishte një nga deklaratat e Ramës sot në takimin me rektorët dhe deklanët.
“Kjo protestë lidhet në rradhë të parë me ju. Rritja e tarifave janë përgjegjësi e universtieteve dhe është me përgjegjësi për t’i pranuar. Studentët nuk ka informacion. Çfarë i kushton secilit prej jush që senati akademik të funksionojë?
Ligji i ri në Arsimin e Lartë i ka dhënë një autonomi universiteteve. Nuk mund t”i zgjidhë të gjitha gjërat kryeministri. Universiteti ka autonomi. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni, ju duhet t’u bëni ballë atyre. Ju i mbyllni dyert dhe i detyroni të dalin në rrugë. Kjo që po ndodh është një arratisje nga përgjegjësia”, u shpreh Rama.
Kritikon Mynyr Konin
“Dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Këto gjëra duhet t’i dinë të tjerët. Rektori i universitetit të Tiranës është larguar nga përgjegjësia. Bordi i Administrimit duhet të shkarkohet i gjithi. Rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar ligjin për Arsimin e Lartë. Çfarë keni bërë? Më thoni”, deklaroi kryeministri./Hashtag.al