Templates by BIGtheme NET

Merr udhë ngritja e ushtrisë së Kosovës, miratohet në Kuvend ligji

Sot është votuar themelimi i Ushtrisë së Kosovës, që e kthen Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt.

Me 107 vota pro, sot ka marrë udhë ngritja e ushtrisë në një seancë që nisi me një minutë heshtje në nderim të ushtarëve të rënë gjatë luftës për çlirmin e vendit.

Në seancë janë votuar 3 projektligjet të cilat kanë mundësura shndërrimin e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Deputetët e shumicës dhe pakicës kanë votuar pro formimit të ushtrisë kurse Lista Serbe është shprehur kundër saj dhe nuk ka marrë pjesë në seancë.

Më herët Serbia ka shprehur qëndrimin e saj kundër formimit të ushtrisë së Kosovës pasi kjo sipas saj cënon stabilitetin e rajonit. Ata kanë alarmuar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës, duke kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për ta paralizuar këtë projekt të Kosovës.

Kurse kryeministri Haradinaj ka deklaruar se se ngritja e Ushtrisë së Kosovës është një e drejtë e natyrshme e Kosovës dhe se kjo do shërbejë për të ecur përpara në paqe me të gjithë ata që jetojnë në shtëpinë e përbashkët.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin e ndryshuar, sipas rekomandimit të Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së. Në ligjin e sponsorizuar nga Qeveria thuhej vetëm “integritetin…”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.

Veprimet e përgjithshme që FSK-së i përshkruhen janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës; Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Kosovës; Mbështetja ushtarake e autoriteteve civile, dhe; Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare. /Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*