Templates by BIGtheme NET

Partizani dhe Kukësi ndahen në paqe

Sfida mes Partizanit dhe Kukësit është mbyllur në barazim pa gola në “Selman Stërmasin” pa tifozë pas ndëshkimit të të kuqve në derbin ndaj Tiranës.

Dy ekipet ndanë nga një pikë, por ky rezultat i shkon për shtat kryeqytetasve, të cilët ruajnë distancën nga vendi i dytë, ndërsa për Kukësin ishte ndalesa e parë pas 3 fitoreve radhazi.

Dy skuadrat zhvilluan një ndeshje të mirë, por sulmi ishte pika e tyre e dobët, duke mos arritur të gjejnë të paktën një gol në këtë 90 minutësh.

Pas këtij barazimi, Partizani vazhdon të udhëheqë renditjen me 36 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet i dyti përkohësisht me 31 pikë, një më shumë se Skënderbeu.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*