Templates by BIGtheme NET

Studentët: Nga nesër protestë kombëtare, për të gjithë shqiptarët

Studentët në ditën e 10 të tyre të protestës kanë deklaruar se që nga dita e nesërme protesta e tyre do të kthehet në një protestë kombëtare. Ata kanë bërë thirrje se ditën e nesërme i ftojnë në protestë të gjithë shqiptarët. 

Studentët i vunë ultimatum Ramës deri sot në orën 16:00 që të zhvillonet një seancë të jashtëzakonshme plenare për këkesat e tyre por kjo e fundit nuk është marrë parasysh nga vetë kryeministri.  Ata kanë deklaruar se ditën e sotme do ta vijojnë protestën e tyre deri në mesnatë dhe sërish që prej mëngjesit të nesërm ata do të jenë në protestë. 

Pak minuta më parë kryeministri Rama ka postuar sërish një foto në Instagram dhe kërkon dialog dhe ka theksuar se është për “PO” për 8 pikat e kërkuara nga studentët. Por këta të fundi sërish e kanë refuzyar. / Hashtag.al 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto