Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar u shpreh se situata në vend nuk është aspak mirë. Sipas tij në këtë vend politika, biznesi, media dhe krimi janë shkrirë në një. Ai theksoi se ka ardhur koha për një elitë të re politike.
“Rinia duket se është në lartësinë e kohës. Shqipërisa e sotme ashtu si Shqipëria e para 30 viteve është ende një vit i prapamendur, edhe nga pikëpamja shoqërore. Vitet e fundit po vuan nga krimi, korrupsioni. Korrupsioni nuk lindi në këto 5 vitet e fundit por më këtë qeveri të gjitha këto janë ngritur në sistem. Sot politika, biznesi, media dhe krimi janë shkrirë në një.
Kjo rini kërkon një politikë që të punojë për ta. Miliarda euro borxh ka parrë PS që kur ka ardhur në pushtet dhe kanë përfunduuar në xhepat e tyre. Ky grup krimiaal politik mediatik kërkon të kontrollojë në të gjithë politikën në vend” , u shpreh Basha.
Në lidhje me protestën e studentëve Basha u shpreh se është një shpresë për gjithë shqiptarët. “Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të orgazojnë protestat për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë. Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëhërë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë! Demokratët nuk e duan kurrë pushtetin duke ngjallur drama shqiptarët. Ne nuk jemi burravecë që ti përdorim shqiptarët e pafajshëm si mish për top. !’”, tha Basha në fjalën e tij. Basha hodhi hodhi në kuti edhe votën e tij dhe u shpreh për krijimin e një Shqipërie Europiane.
Si do përzgjidhen kandidatët për poste publike
“Në Partinë Demorkatike ne e konsiderojmë politikën një mision publik, në shërbim të njerëzve dhe vendit. Ndaj ne do të garantojmë që kandidatët e Partisë Demokratike për poste publike të kenë integritetin dhe aftësinë për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit.
Për këtë ne po marrim praktikën më të mirë britanike,të cilën po e zbatojmë me mbështetjen dhe ekspertizën e ekspertëve të Partisë Konservatore britanike. Ndihmë të vyer po japin në këtë proces tashmë prej vitesh kristiandemokratët gjermanë dhe së shpejti edhe Instituti Republikan Amerikan. Partia jonë do të tërheqë të gjithë ata që përqafojnë vlerat dhe misionin e saj, por do t’i ofrojë vendit njerëzit me përgatitjen dhe integritetin më të lartë.” / Hashtag.al