Templates by BIGtheme NET

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së, Basha: Duhet elitë e re politike

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.  Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar u shpreh se situata në vend nuk është aspak mirë. Sipas tij në këtë vend politika, biznesi, media dhe krimi janë shkrirë në një. Ai theksoi se ka ardhur koha për një elitë të re politike. 

“Rinia duket se është në lartësinë e  kohës. Shqipërisa e sotme ashtu si Shqipëria e para 30 viteve është ende një vit i prapamendur, edhe nga pikëpamja shoqërore. Vitet e fundit po vuan nga krimi, korrupsioni. Korrupsioni nuk lindi në këto 5 vitet e fundit por më këtë qeveri të gjitha këto janë ngritur në sistem. Sot politika, biznesi, media dhe krimi janë shkrirë në një. 

Kjo rini kërkon një politikë që të punojë për ta. Miliarda  euro borxh ka parrë PS që kur ka ardhur në pushtet dhe kanë përfunduuar në xhepat e tyre. Ky grup krimiaal politik mediatik kërkon të kontrollojë në të gjithë politikën në vend” , u shpreh Basha. 

Në lidhje me protestën e studentëve Basha u shpreh se është një shpresë për gjithë shqiptarët. “Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të orgazojnë protestat për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë. Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëhërë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë! Demokratët nuk e duan kurrë pushtetin duke ngjallur drama shqiptarët. Ne nuk jemi burravecë që ti përdorim shqiptarët e pafajshëm si mish për top. !’”, tha Basha në fjalën e tij. Basha hodhi hodhi në kuti edhe votën e tij dhe u shpreh për krijimin e një Shqipërie Europiane. 

Si do përzgjidhen kandidatët për poste publike 

“Në Partinë Demorkatike ne e konsiderojmë politikën një mision publik, në shërbim të njerëzve dhe vendit. Ndaj ne do të garantojmë që kandidatët e Partisë Demokratike për poste publike të kenë integritetin dhe aftësinë për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit.

Reforma tjetër që ne kemi ndërmarrë është pikërisht ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike. Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike. Ky vlerësim paraprak do të garantojë që në zgjedhjet primare në parti të marrin pjesë vetëm ata që kanë formimin e duhur demokratik, kanë integritet moral dhe aftësi për t’i shërbyer interesit publik.

Për këtë ne po marrim praktikën më të mirë britanike,të cilën po e zbatojmë me mbështetjen dhe ekspertizën e ekspertëve të Partisë Konservatore britanike. Ndihmë të vyer po japin në këtë proces tashmë prej vitesh kristiandemokratët gjermanë dhe së shpejti edhe Instituti Republikan Amerikan. Partia jonë do të tërheqë të gjithë ata që përqafojnë vlerat dhe misionin e saj, por do t’i ofrojë vendit njerëzit me përgatitjen dhe integritetin më të lartë.” / Hashtag.al

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto