Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i përgjigjet “ultimatumit” të BE-së: S’e heqim taksën ndaj Serbisë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet t’i përgjigjet negativisht kërkesës së përsëritur të liderëve të BE-së, për të hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe deri të hënën.

Kërkesa ndaj qeverisë së Kosovës ka ardhur pas ofertës nga ana e shefes së politikës së jashtme, Mogherini, që në këmbim të heqjes së taksës, ta bëjë emërtimin e vendit zyrtarisht nga UNMIK në Kosovo.

Megjithatë siç mësohet nga zyra e Haradinajt, kryeministri pritet t’i dërgojë një letër Mogherini-t të hënën, ku pritet të kundërshtojë heqjen e taksës deri në plotësimin e kërkesës së Kosovës për t;u njohur nga ana e Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i stafit të Haradinajt, Avni Arifi i cili ka deklaruar: Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës.

Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët” – tha Arifi, duke nënkuptuar se qeveria nuk pritet të ndryshojë qëndrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *