Vendosni fjalën kyçe....

Ibrahimoviç “ngec” në SHBA, Milanit i duhet të presë


Edhe pse u përfol shumë se suedezi i Los Angeles Galaxy, Zllatan Ibrahimoviç do rikthehej te Milani në Serinë A, operacioni nuk është realizuar ende dhe nuk dihet ende nëse do të jetë i mundur këtë sezon.

Kontrata e sulmuesit me ekipin amerikan skadon në fund të vitit 2019 dhe deri atëherë ai zor se do të mund të vijë në Evropë. Gjithsesi në mendjen e Ibrahimoviçit nuk ka ekip tjetër veç Milanit dhe këtë ai e ka shprehur shpesh herë edhe nëpërmjet menaxherit të tij, Mino Raiola.

Edhe pse ky i fundit është në kontakte me drejtuesit e klubit amerikan, zor se do të jetë në gjendje që t’i bindë ata që ta lënë të lirë lojtarin.

Madje siç raportojnë mediat amerikane, drejtuesit e klubit amerikan e kanë kërcënuar Ibrahimoviçin dhe Raiolan me aksione ligjore në rast se ata nuk heqin dorë nga përpjekja për t’u larguar nga ekipi para përfundimit të kontratës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *