Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai bën më kot rolin e të paditurit lidhur me çështjen e studentëve.
Boçi ka publikuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin gjatë formulimit të buxhetit të vitit 2018.
Në amandamendin e propozuar nga grupi parlamentar i PD sugjerohej që 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohej Arsimit. Mirëpo një kërkesë e tillë nuk u miratua nga maxhoranca.
“Ja se çfarë i propozonim mazhorancës, në buxhetin e vitit 2018, duke u nisur nga gjendja katastrofale e Arsimit dhe problemet me tarifat rrjepëse ndaj studentëve në Universitetet publike.
5% e PBB dedikuar Arsimit.
Por Rama e votoi kundër dhe sot bën të paditurin dhe harbutin.”, shkruan Boçi.