Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i vlefshëm për 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik në nivel klubesh në Evropë është futur në fazën finale të tij, me eliminim direkt.
Shorti ofron përballje mjaft interesante dhe në disa prej çifeteve bëhet fjalë për finale të parakohshme. Ndeshjet e vajtjes do luhen në mes të muajit shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në fillim të muajit mars.
Ndër çiftet me interesante dhe të forta janë padyshim përplasja Liverpul-Bajern dhe Atletiko Madrid-Juventus, kurse PSG, Barcelona e Real Madridi kanë shorte relativisht më të lehta, të paktën në letër.
Ndërsa ekipet e tjera nuk kanë ndonjë pretendim të madh dhe sipas të gjitha gjasave trofeu do ndahet mes Barcelonës, Realit të Madridit, PSG-së, Mançester Sitit dhe Liverpulit.
Shorti
Atletiko Madrid – Juventus
Shalke – Mançester Siti
Mançester Junajtid – PSG
Totenhem – Dortmund
Lion – Barcelona
Roma – Porto
Ajaks – Real Madrid
Liverpul – Bajern Mynih