Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, përballje ferri për Liverpulin e Juventusin


Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i vlefshëm për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.  Kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik në nivel klubesh në Evropë është futur në fazën finale të tij, me eliminim direkt.

Shorti ofron përballje mjaft interesante dhe në disa prej çifeteve bëhet fjalë për finale të parakohshme. Ndeshjet e vajtjes do luhen në mes të muajit shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në fillim të muajit mars.

Ndër çiftet me interesante dhe të forta janë padyshim përplasja Liverpul-Bajern dhe Atletiko Madrid-Juventus, kurse PSG, Barcelona e Real Madridi kanë shorte relativisht më të lehta, të paktën në letër.

Ndërsa ekipet e tjera nuk kanë ndonjë pretendim të madh dhe sipas të gjitha gjasave trofeu do ndahet mes Barcelonës, Realit të Madridit, PSG-së, Mançester Sitit dhe Liverpulit.

Shorti

Atletiko Madrid – Juventus

Shalke – Mançester Siti

Mançester Junajtid – PSG

Totenhem – Dortmund

Lion – Barcelona

Roma – Porto

Ajaks – Real Madrid

Liverpul – Bajern Mynih


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *