Vendosni fjalën kyçe....

“Ne nuk i dëgjuam njerëzit”, kryeministri francez pranon gabimin që bëri me “Jelekët e Verdhë”


“Ne nuk i kemi dëgjuar njerëzit”, kështu është shprehur kryeministri francez Edouard Philippe. Ai ka pranuar për gazetën “Les Echoes”, se qeveria ka bërë gabime gjatë trajtimit të protestës së “Jelekëve të Verdhë” që ka kapluar vendin në pesë javët e fundit.

“Ne bëmë gabime. Ne nuk e dëgjuam mjaft popullin francez. Jam i bindur se ata duan që ky vend të transformohet”, tha kryeministri.

Dhuna në këto demonstrata ka arritur në nivel rekord, me qindra protestues të plagosur që nga 17 nëntori. Gjatë protestave humbën jetën të paktën shtatë persona. Punonjësit e policisë janë mes të plagosurve gjithashtu.

Më herët në muajin dhjetor, Ministri i Financave, Bruno Le Maire, pranoi se protestat ishin një “katastrofë” për ekonominë dhe bizneset e vendit.

Numri i të ndaluarve gjatë protestave ka tejkaluar 4,500.

Njerëzit fillimisht u ngritën të protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit për shkak të hyrjes në fuqi në këtë janar.

Qeveria i ka braktisur këto plane, por protestuesit i shtuan kërkesat e tyre. Ata filluan të kërkonin më shumë lëshime, duke përfshirë taksa më të ulëta dhe madje edhe dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *