Templates by BIGtheme NET

“Na prezantoi Nikolla”, por këto foto sugjerojnë që Rama e njihte më parë Mukën

 

Ditët e fundit disa foto po qarkullojnë në rrjet, të kryeministrit Edi Rama me Taulant Mukën, ish-zëvendësin e ministrit të Arsimit, që la detyrën shumë pak pas emërimit.

Fotot tregojnë se Muka dhe kryeministri Edi Rama ishin takuar shumë më përpara se sa ai të niste detyrën si zv.ministër.

Krejt ndryshe nga sa vetë Rama ka deklaruar tetë ditë më parë, kur e quajti atë një larvë politike. Rama tha se i kishte prezantuar ministrja Lindita Nikolla dhe që në takimine  parë i tha të zinte vendin e zv.ministrit Ervin Demo.

“Taulant Muka, unë nuk e njihja fare. më erdhi me një grup pedagogësh. Shkoi e kërkoi takim me Lindita Nikollën dhe e priti. Nikolla më tha që kam një grup pedagogësh me një djalë që është në Zvicër, që ka një ide për këtë e për atë e që ky ndërkohë kishte lëshuar disa nga silurët për plagjiaturat dhe i thashë bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja. Kjo është e vërteta.
Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh, gra e burra, dhe një djalë nga Kosova bile, njerëz të nderuar dhe këtë që e nderova më shumë se ç’duhet. I thashë ku je ti, më tha jam në Zvicër, ça bën, më tha jam në katedër shkencëtar.

Ti në Zvicër që na tregon ne çfarë duhet të bëjmë ne këtu nuk shkon. Do vish ti i thashë. Ti do shkosh në vend të zv.ministrit.”, deklaronte Rama.

Mirëpo këto foto të publikuara që prej 10 Majit të 2015-ës, tregojnë diçka krejt tjetër.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto