Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet “Special One”, portugezi që në futboll ka fituar gjithçka


“Special One”, Jose Mourinho është larguar sot nga drejtimi i ekipit anglez, Manchester United. Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e klubit, që e falenderon portugezin për punën e bërë në krye të ekipit dhe i uron sukses në të ardhmen.

Në orët në vijim pritet që dejtuesit e klubit të gjejnë një zëvendës për Mourinho-n, ndërkohë që kanë nisur kërkimet për trajnerin që do drejtojë “djajtë” sezonin që vjen.

Tekniku portugez ka mundur të fitojë vetëm një Europa League me Manchester United, ekip me të cilin nuk i kanë ecur punët, por në karrierën e tij të gjatë ka fituar gjithçka si trajner.

55-vjeçari ka një karrierë të gjatë dhe ka drejtuar disa nga klubet më të mira në kontinent si Porto, Inter, Real Madrid, Chelsea e Manchester United.

Ai ka fituar gjithçka mund të fitohet me një klub futbolli, duke përmendur  tituj kampionë në Portugali, Spanjë, Itali e Angli, Ligë Kampionesh në Itali e Portugali si dhe kupa të ndryshme në Itali, Portugali, Spanjë e Angli.

Vetë Mourinho nuk ka bërë ndonjë deklaratë pas shkarkimit të tij nga detyra, pas një sezoni të mbushur me tension dhe përplasje me lojtarët.

Padyshim suksesi më i madh i tij është fitimi i tripletës (Ligë Kampionësh, Serie A dhe Kupë Italie) në kampionatin italian me Interin, ndërsa ka fituar edhe një Ligaë Kampionësh me Porto-n, kurse trofetë e tjerë vlejnë më pak për t’u përmendur.’

Trofetë e fituar nga Mourinho

Porto

2 kampionate (2002-03, 2003-04)

Kupë (2002-03)

Ligë Kampionësh (2003-04)

Uefa Cup (2002-03)

Superkupë Portugalie (2003)

Chelsea

3 kampionate (2004–05, 2005–06, 2014–15)

FA Cup (2006-07)

Football League Cup: (2004–05, 2006–07,2014–15)

FA Community Shield: 2005

Inter

2 tituj kampionë (2008–09, 2009–10)

Kupë Italie (2009–10)

Superkupë Italie 2008

Real Madrid

1 titull kampion (2011–12)

Kupë Mbreti (2010–11)

Superkupë Spanje 2012

Manchester United

EFL Cup: 2016–17

FA Community Shield: 2016

UEFA Europa League: 2016–17

/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *