Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Si u privatizua për 6 muaj prona për Edmond Begon


Këshilltari ligjor në Partinë Demokratike Gazment Bardhi ka treguar mënyrën e privatizimin të pronave te objekti i Edmond Begos.

Bardhi, tha se Rama e Veliaj kanë ndryshuar me vetëdije projektin e Unazës për të lënë biznesmenin Edmond Bego të ndërtojë një kompleks luksoz.

“Në vitin 1995 banorët në pronën që tregova marrin vendim për kompesim për pronat. Pra nëse shteti do i nxirrte në shitje këto prona kërkon personat që i ka njohur të drejtën e pronësisë së këtij trualli. Nga ’95 deri në 2004 nuk ka shprehje vullneti nga banorët për të privatizuar magazinat që ndodhen aty. Në vitin 2014 afrohet një biznesmen jo i panjohur publik, Edmond Bego,  dënuar për trafik droge. Ai i merr përsipër atyre se do garantojë privatizimin nga shteti në emër të tyre. Në 2015 Ahmetaj nxjerr një udhër për vlerësimin e këtyre pronave. E gjithë vlera e plotë e privatizimit e ndarë në 4 këste është paguar nga Mond Bego. Këto dokumenta do publikohen ditën e hënë. Për 6 muajsh, ajo që skishte ndodhur nga ’95 në vitin 2016, ndodhi brenda kësaj kohe të shkurtër. Aty parashikohet ndërtimi i një kompleksi”- shpjegoi Bardhi në News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *