Vendosni fjalën kyçe....

“Po na vëzhgojnë me dronë”, pezullohen fluturimet në aeroportin e Londrës


Pezullohen të gjitha fluturimet që nisen apo mbërrijnë në aeroportin e Londrës në Gatwick, për shkak se në hapësirën ajrore të tij janë parë disa dronë.

Autoritetet e aeroportit të Gatëick-ut lajmëruan se fluturimet janë pezulluar pasi dy dronë janë parë pranë pistës rreth orës 21.03.

“Raporti fillestar u pasua nga ‘raportime të shumta për dronë’ gjatë natës, duke nxitur një hetim të përbashkët nga zyrtarët e Gatwick dhe Policia Sussex.”, shkruhet në deklaratë.

Një helikopter policie u dërgua për të gjetur mjetin dhe operatorin e tij, deri tani pa sukses, shkruan RT.
Aeroporti ka këshilluar të gjithë ata që udhëtojnë të mërkurën ose të enjten që të shohin statusin e tyre të fluturimit të parë, duke nënkuptuar se mbyllja do të zgjaste përtej të mërkurës në mbrëmje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *