Vendosni fjalën kyçe....

“Ne do t’i shtypim ata!” – Greqia kërcënon Turqinë për ishujt e Egjeut


Zyrtarët e lartë ushtarakë të Greqisë kanë bërë paralajmërime jashtëzakonisht të ashpra ndaj Turqisë, duke kërcënuar se do “i shtypin” trupat e saj nëse ata guxojnë të vendosen në ndonjë ishull të diskutueshëm në Detin Egje.

Duke reaguar ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore greke nga avionët turq mbi detin Egje, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, paralajmëroi se Ankaraja do e paguante çmimin për këtë.

“Nëse ata bëjnë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim ata”, kërcënoi Kammenos. Athina kërkon paqe dhe harmoni, tha ai, por nuk do të “lëshojë asnjë centimetër të vetëm” të vendit të tij.

Ministri po vizitonte një postë ushtarake në ishullin e vogël të Egjeut dhe paralajmërimi i tij u përsërit edhe nga Admirali Evangelos Apostolakis, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Grek.

“Nëse turqit zbarkojnë në ndonjë ishull shkëmbor, ne do ta rrafshojmë atë. Kjo është një vijë e kuqe që mbështetet nga qeveria”, deklaroi Apostolakis. Ai sugjeroi që një konfrontim ushtarak me Turqinë është i mundshëm, por tha se “së bashku me SHBA dhe Bashkimin Evropian duam të sigurojmë që turqit të mos e arrijnë këtë pikë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *