Vendosni fjalën kyçe....

SHBA tjetër tërheqje nga Lindja e Mesme, redukton forcat në Afganistan


Presidenti i SHBA-së Donald Trump planifikon reduktimin e ndjeshëm të pranisë së forcave amerikane në Afganistan, shkroi të enjten gazeta “The Wall Street Journal”.

Përmasat e hapit të planifikuar nuk dihen, por “The Wall Street Jurnal” thekson se tërheqja mund të fillojë të zbatohet në javët e ardhshme. Duke iu referuar burimeve zyrtare anonime, tërheqja e shqyrtuar nga administrata Trump është e rëndësishme.

SHBA aktualisht ka rreth 14,000 trupa në Afganistan dhe atje ndodhen pas invazionit të kryer pas sulmit terrorist në New York më 11 shtator 2001.

Njoftimi për tërheqje të mundshme nga Afganistani vjen vetëm disa ditë pasi Trump doli me një njoftim befasues se SHBA do të tërhiqte ushtrinë nga Siria, ku forcat tokësore luftuan kundër DEASH-it që nga viti 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *