Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Istog, ambasadori britanik për policin e vrarë: Vërtet hero!


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Istog, ku humbën jetën dy persona, njëri prej të cilëve ishte polic.

Pasditen e së enjtes, në Istog dy persona të armatosur ishin nisur për një nga bankat në qendër të komunës, ku dyshohej se do të kryenin një grabitje.

Aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshjeje me mjete zjarri, mbeti pa shenja jete një nga të dyshuarit (Kamer Metaj), e pas tij ndërroi jetë në spital të Pejës edhe polici Izet Demaj.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Izet Demaj.

 “RIP Izet Demaj. Vërtet Hero. Ngushëllime për familjen dhe krejt policinë e Kosovës”, ka shkruar O’Connell.

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell

Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte shumë qytetarë dhe ata nga kënde të ndryshme e kanë kapur ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *